15.9 C
Brussels
Tuesday, July 15, 2025

The EU and the economic benefits of the rearmament plan

Vendimi i administratës së Presidentit Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për të kufizuar përdorimin e disa armëve të prodhuara nga Amerika ka nënvizuar dëshirën e Evropës për të forcuar aftësitë e veta ushtarake

Firmat evropiane të mbrojtjes duket se do të përfitojnë nga investimi i Bashkimit Evropian për riarmatim, i nxitur nga ndryshimi i qasjes së Shteteve të Bashkuara lidhur me sigurinë e Evropës nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, plani Riarmatimi i Evropës prej 860 miliardë dollarësh përballet me kundërshtime nga Hungaria dhe Sllovakia. Aksionet e disa firmave evropiane të mbrojtjes regjistruan rritje dyshifrore në javët e fundit, duke përmbysur frikën e përgjithshme në tregjet globale të aksioneve nga pasojat e një lufte të mundshme tregtare. Evropa po angazhohet në forcimin e mbrojtjes së saj pasi Uashingtoni sinjalizoi se siguria evropiane nuk do të jetë më përparësi e tij

“Tregu i aksioneve e ka kuptuar gjithashtu se Evropa duhet të mbrohet vetë në përputhje me rrethanat e reja, sepse duket se Shtetet e Bashkuara po marrin një rol dytësor si një partner i besueshëm i saj”, thotë Tim Oechsner nga banka gjermane Steubing AG.Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar prej kohësh që Evropa të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e saj, duke argumentuar se Uashingtoni nuk duhet të paguajë më për këtë. Në takimin në Bruksel të enjten, krerët e Bashkimit Evropian, së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, diskutuan “Planin Riarmatimi i Evropës” prej 860 miliardë dollarësh të financuar nga bonot e thesarit të BE-së dhe rregullat e lehtësuara për huamarrjen dhe shpenzimet. “Paratë janë më pak problem sesa vendosmëria. Ne pamë pas pandemisë së koronavirusit se si Evropa dhe BE-ja ishin në gjendje të mobilizonin shpejt qindra miliarda euro”, thotë Mattia Nelles nga Byroja Gjermano-Ukrainase, një firmë konsulence me seli në Dyseldorf. Vendet anëtare të BE-së po rrisin gjithashtu shpenzimet e mbrojtjes. Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, u zotua të lehtësojë rregullat e ashpra gjermane të huamarrjes.

“Dua të jem shumë i qartë këtu. Çfarëdo që është e nevojshme duhet gjithashtu të shkojë për mbrojtjen tonë tani, duke patur parasysh kërcënimet ndaj lirisë sonë dhe paqes në kontinentin tonë”, tha ai. Vendimi i administratës së Presidentit Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për të kufizuar përdorimin e disa armëve të prodhuara nga Amerika ka nënvizuar dëshirën e Evropës për të forcuar aftësitë e veta ushtarake.

“Është e rëndësishme, që paratë që shpenzojmë, të paktën të qëndrojnë në Evropë. Ne nuk duhet të blejmë sisteme armësh amerikane me këto para”, thotë Robert Halver nga banka gjermane Baader Bank. Udhëheqësit evropianë janë zotuar gjithashtu të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. Por, a mundet Evropa të riarmatoset dhe njëkohësisht të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë? “Ju nuk mund të ndërtoni një kompleks industrial të mbrojtjes brenda natës. Kjo nuk është diçka që do të shfaqet papritmas dhe sigurisht që nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi luftën në Ukrainë”, thotë eksperti britanike Mark Galeotti nga firma Mayak Intelligence. Jo të gjithë evropianët janë dakord me këtë. Hungaria dhe Sllovakia kanë shprehur kundërshtime ndaj mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën.

“Vazhdimi i luftës është i gabuar dhe i rrezikshëm”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për luftën në Ukrainë. Jashtë ndërtesës ku po mbahej samiti i BE-së, protestuesit bënë thirrje që Evropa të konfiskonte 200 miliardë dollarë të pasurive ruse të ngrira në bankat evropiane dhe t’i përdorte ato para për të mbrojtur Ukrainën.

Hot this week

Power 25 for 2025: Who will impact EU policy this year?

As the new European Commission and Parliament sets off...

Five major economic hurdles Germany needs to overcome in 2025

Germany is set to face a tough 2025 with...

The 25-year wait ends, who is Friedrich Merz?

German opposition leader Friedrich Merz, Olaf Scholz's conservative rival,...

2024 in review: which European leaders soared, which flopped?

A turbulent year has seen voters send a shockwave....

EU warns of economic downturn in 2025

The poor economic situation in Germany and nine other...

Topics

Clashes with Bulgaria deepen, skepticism grows

Deep concerns in Skopje after EP removes references to...

It’s all tresses Donald Trump’s fault!

This doubt, which has sparked debates among generations of...

The scandal that may have cost Putin’s minister dearly

Before being appointed transport minister, 53-year-old Starovoit was from...

Who wants to defend Europe?

Europe's security requires more than budgets, troops and missiles;...

Netanyahu dashes hopes for two-state solution

Despite the apparent harmony, Netanyahu remains trapped between American...

Online scams increase human trafficking

Interpol says fraud centers, which use trafficking victims to...

Why is Brussels “flirting” with Belgrade?

Danas' interlocutors believe that the EU is still balancing...

Trump’s new tariffs, a message for Belgrade!

Speaking about the tariffs, including Trump's taxes, foreign policy...

Related Articles